SPORT, 21 Nëntor 2022, 22:08

Kupa e Botës 2022/ Spektakël pa fitues, SHBA-të dhe Uellsi ndahen në barazim

Kupa e Botës 2022/ Spektakël pa fitues, SHBA-të dhe Uellsi ndahen

SHBA-të dhe Uellsi janë ndarë në një barazim me rezultatin 1-1, në sfidën e vlefshme për grupin B.

Amerikanët ishin ata që kaluan të parët në avantazh me anë të një goli nga Timoti Ueah në pjesën e parë.

Por në të dytën, Garet Bejl nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, për të rikthyer baraspeshën.

Kështu të dyja skuadrat ndahen me nga një pikë në grupin B, teksa kryesimin e mban Anglia e cila mposhti me rezultatin 6-2 Iranin.

GOLAT E NDESHJES

36′ GOOOL SHBA 1-0/ Pulisiç hedh një top në zonë për Ueah dhe ky i fundit nuk gabon i vetëm me portierin.

82′ GOOOL UELLSI 1-1/ Garet Bejl nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

Kupa e Botës 2022/ Spektakël pa fitues, SHBA-të dhe Uellsi ndahen