TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sasuolo fiton minimalisht 1-0 përballë kampionëve të Interit duke ndezur shpresën për mbijetesë.
Ekipi i Nedim Bajramit dhe Marash Kumbullës (mbrojtësi kuqezi luajti titullar, ndërsa mesfushori qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stol) morën maksimumin e pikëve pas një serie prej tri humbjesh dhe po kaq barazimesh, me shpresën që në tri javët e fundit të bëjnë mrekullinë.
Ndërkohë në krahun tjetër te zikaltrit e Interit, u aktivizua titullar mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, i cili qëndroi në fushë 74 minuta, duke bërë një paraqitje dinjitoze.
Interesant është fakti se sipas “Sofa Score”, Kumbulla dhe Asllani rezultojnë dy futbollistët me notat më të larta te skuadrat respektive. Mbrojtësi shqiptar u vlerësua me notën 7.4 ndërsa Asllani me notën 7.5.
Vlen të theksohet fakti se Kumbulla bllokoi 3 gjuajtje drejt portës, fitoi në total 5 duele me kundërshtarët si dhe spastroi 7 herë zonën.
Statistika impresionuese edhe për sa i përket Kristjan Asllanit që regjistroi 76 pasime të sakta nga 80, krijoi një shans të madh shijimi, si dhe regjistroi 8 nga 8 pasa të sakta, për sa i përket topave të gjatë.