TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kura “Dobi” duket se po funksionon te Kukësi, i cili ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe jo vetëm i është larguar zonës së ftohtë ku gjendej deri para fillimit të kësaj faze, por edhe po kërcënon tashmë skuadrat e kreut.
Verilindorët kanë mundur me shifrat 2-0 Erzenin në “Niko Dovana” në javën e 8-të të Superiores, në një sfidë e cila ka qenë shumë e luftuar dhe kishte gjithçka.
Shtyllë, traversë, pretendime për penallti, tension, por edhe gola të bukur nga Basha (17') e Gabriel Barbosa (68'), si dhe pritje të rëndësishme nga portierët e të dy skuadrave.
Në fund dolën fitimtarë verilindorët që ngjiten në vendin e katërt në renditje, ndërsa Erzeni duket se është zhytur në krizë rezultatesh pasi prej tre javësh nuk arrin më të fitojë, teksa ka regjistruar dy humbje e një barazim.
