TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ashtu siç pritej, edhe pse në një stadium të boshatisur për shkak të dënimit të tifozëve, Kukësi mori fitoren e dytë radhazi, duke lënë pas krizën e fillimit të sezonit. Verilindorët mposhtën 2-0 Bylisin në “Kukës Arena” dhe tashmë ngjiten në kuotën e 8 pikëve, 7 pikë larg kreut.
Vendasit shënuan nga një gol në secilën pjesë loje. Në të parën ishte Ferreira që realizoi në minutën e 23-të.
Goli i dytë do të vinte në minutën e 60-të me anë të Shqipërim Taipit, duke sjellë qetësinë në kampin verilindor. Më pas Kukësi mbron me qetësi këtë avantazh të dyfishtë, duke marrë tri pikë me vlerë për vazhdimësinë.
Në ndeshjen tjetër dhe të fundit të javës së shtatë, Kastrioti përmbysi 2-1 Teutën, duke zhytur ekipin durrsak në fund të renditjes. Krutanët edhe njëherë tregojnë se do të jenë një kockë e fortë edhe këtë sezon, sidomos kur vjen momenti i përballjeve direkte.
