TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pavarësisht dy viteve të fundit të vështira, Kristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të heqë dorë nga të luajturit futboll. Këtë e ka konfirmuar vetë sulmuesi portugez, duke saktësuar se, në moshën 37-vjeçare synon të vazhdojë karrierën të paktën deri në Euro 2024.
“Udhëtimi im nuk ka përfunduar ende – tha CR7, i cili mori çmimin Quinas de Ouro si golashënuesi më i mirë i dhënë nga Federata Kombëtare Portugeze -. Dua të jem i pranishëm në Kampionatin Botëror (2022) dhe në Kampionatin Evropian (2024). Ndihem shumë i motivuar. Ambicia ime është e madhe”.
Në moshën 37-vjeçare, kapiteni portugez ka 189 paraqitje dhe një rekord botëror për gola me kombëtaren, 117. Nëse konfirmohet prania e tij në Botërorin e Katarit, ai do të luajë atje turneun e tij të 10-të ndërkombëtar. Pas kthimit te Manchester United në vitin 2021, Cristiano Ronaldo pati një fillim të komplikuar në sezonin 2022-23, edhe për shkak të ‘uljes’ së tij në pankinë.
Jo vetëm kaq. Kristiano Ronaldo, në fitoren 3-0 të Portugalisë ndaj Katarit, në atë miqësore të luajtur mes tyre, vendosi një rekord të ri. CR7 u bë lojtari me më shumë paraqitje në një kombëtare evropiane, duke mposhtur spanjollin Sergio Ramos. Lojtari i Manchester United kryeson edhe me gola, duke i rrëmbyer rekordin e mëparshëm iranianit Ali Dei me 109 realizime.