SPORT, 12 Korrik 2022, 21:08

Koulibaly drejt Chelseat, e konfirmon vetë “muri” i mbrojtjes së Napolit

Koulibaly drejt Chelseat, e konfirmon vetë “muri” i mbrojtjes

Kalidou Koulibaly mund të largohet drejt Chelsea për shifrën e  40 milionë eurove, konfirmimi që vjen nga “muri” i mbrojtjes së Napolit.

I pyetur nga kolegu i tij nga “Eurosport”,  Romain Collet-Gaudin , qendërmbrojtësi pranoi se lamtumira me napolitanët është shumë afër.

“Do ta konfirmoj më vonë, por jemi në rrugën e duhur” janë fjalët që raportohet të ketë thënë senegalezi.

Për qendërmbrojtësin do të ishte një lamtumirë një vit para skadimit të kontratës së tij aktuale, një goditje e rëndë për Spallettin, i cili e kishte ndërtuar skuadrën me kampionin afrikan sezonin e kaluar.