SPORT, 27 Nëntor 2022, 13:19

Kosta Rika merr tre pikët me vetëm një gjuajtje në portë ndaj Japonisë, hap grupin për çdo skenar të mundshëm

Kosta Rika merr tre pikët me vetëm një gjuajtje në

Kosta Rika hap plotësisht Grupin E të Kupës së Botës duke mundur me shifrat 1-0 Japoninë, e cila shihej si favorite pas suksesit të saj ndaj Gjermanisë pak ditë më parë.

Skuadra e Amerikës Qendrore, pas humbjes 7-0 përballë Spanjës mendohej jashtë Botërorit, por ajo ka ringjallur shanset e saj duke hapur plotësisht grupin teksa ka mundur japonezët në një ndeshje ku luajti thuajse gjatë gjithë kohës vetëm në mbrojtje. Kosta Rika i rezistoi sulmeve të japonezëve që rrallëherë vunë në rrezik Kejlor Navas dhe me një kundërzbritje në minutat e fundit, shënuan me Fuller me atë që ishte gjuajtja e vetme në portë për ta.

Kështu, të dy skuadrat shkojnë në ndeshjen e fundit në grup me shanse reale për t’u kualifikuar, sido që të përfundojë ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë, në një grup i cili është më i hapur se sa mendohej pas ndeshjeve të para.

Kosta Rika merr tre pikët me vetëm një gjuajtje në