SPORT, 14 Maj 2024, 17:42

Kontratë deri në vitin 2025, Giroud firmos në MLS

Kontratë deri në vitin 2025, Giroud firmos në MLS

Tani është zyrtare. Olivier Giroud është lojtar i Los Angeles FC, skuadër kjo që luan në MLS.

Qendërsulmuesi francez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025, me opsion deri në vitin 2026.

Pas tre sezonesh, historia mes Giroud dhe Milanit merr fund, një aventurë me 130 ndeshje në të cilat ai shënoi 48 gola dhe dhuroi 20 asiste. Ai, gjithashtu ishte protagonist në skudeton 2021-22.