SPORT, 12 Tetor 2022, 13:49

Kontrata nuk e lejon të shkojë te Reali, e ardhmja e Mbape mund të jetë në Premier Ligë

Kontrata nuk e lejon të shkojë te Reali, e ardhmja e Mbape mund

Klian Mbape lëshoi një “bombë” të vërtetë në merkato, duke i kërkuar drejtuesve të PSG-së të largohej në janar, vetëm disa muaj pas rinovimit të kontratës.

Ëndrra e tij ka qenë të ishte pjesë e Realit të Madridit, por kontrata që ka firmosur nuk e lejon këtë gjë.

Gjithsesi bookmakers-at e cilësojnë Realin si klubin favorit për të arritur te sulmuesi francez.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë klubi që mund të arrijë te Mbape është Liverpul, i cili dhe më parë ka shfaqur interes për të.

Pas Liverpul vjen Çelsi dhe Mançester Siti, ndërsa në listë gjithashtu ndodhen dhe Bajerni e Mançester Junajtid.

Gjithsesi ende nuk ka një ofertë drejt tij, edhe pse skuadrat më të mëdha të Europës do të duan që të kenë në radhët e tyre një lojtar të madh si Mbape.