SPORT, 16 Tetor 2022, 10:14

Kolela ka gati “kurthin”, Partizani sot me 11-shen klasike ndaj Kastriotit

Kolela ka gati “kurthin”, Partizani sot me 11-shen klasike ndaj

Masanga Matondo është rikthimi i madh për Partizanin në ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit në orën 17:45.

Kongolezi u ndëshkua me karton të kuq në derbin me Tiranën dhe mungoi ndaj Vllaznisë. Me shlyerjen e pezullimit ai pritet të kthehet në formacion.

Pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë thuajse e njëjtë me sfidën ndaj Vllaznisë. Rexhepi i konfirmuar në portë, ndërsa Buxhelaj dhe Hadroj do të mbulojnë krahët.

Në qendër pritet Sota dhe Bitri. Treshja e mesfushës më shumë mundësi do të jetë e përbërë nga Murataj, që preferohet shumë nga Kolela, si dhe Matondo e Rrapaj.

Hoti me shumë mundësi do të vendoset para dyshes së sulmit, Skuka Da Silva. Siç dihet, fantazisti dardan shfaqet shpesh herë edhe si “pykë”.

Kolela ka gati “kurthin”, Partizani sot me 11-shen klasike ndaj