SPORT, 5 Tetor 2022, 22:09

“Koleksionisti” Mesi hyn në historinë e Ligës së Kampioneve, bëhet lojtari i parë që shënon ndaj…

“Koleksionisti” Mesi hyn në historinë e Ligës së

Lionel Mesi ka gjetur sot rrugën e rrjetës në Ligën e Kampioneve me PSG-në dhe ka qenë një gol me të vërtetë historik për “Pleshtin” dhe për vetë turneun.

Goli i shënuar sot në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Benfikës, e ka bërë atë lojtarin e parë i cili në këtë turne ka shënuar kundër 40 ekipeve të ndryshme. Edhe pse kishte luajtur edhe më parë kundër Benfikës, Mesi nuk ia kishte dalë të shënonte ndaj portugezëve, por e ka thyer këtë tabu duke gjetur rrugën e rrjetës ndaj luzitanëve.

Duke mos pasur këtë vit rivalin e tij historik në shënimin e golave, Kristiano Ronaldon, Mesi tashmë ka mundësinë që të vihet në ndjekje të portugezit i cili për momentin është në kuotën e 141 golave, ndërsa Mesi ka arritur për momentin shifrën e 127 golave.