SPORT, 8 Prill 2024, 18:18

Klubi shqiptar i pakënaqur nga abitrimi: Po dëmtohet gara e ndershme, nuk luajmë në kushte të barabarta

Klubi shqiptar i pakënaqur nga abitrimi: Po dëmtohet gara e ndershme,

Klubi shqiptar që luan në kampionatin maqedonas, Shkëndija ka shprehur pakënaqësi për arbitrimin. Me një deklaratë zyrtare, Shkëndija përmend disa nga rastet, ku mendon se është penalizuar nga vendimet e gjyqtarëve.

“KF Shkëndija shpreh pakënaqësinë e thellë për ndikimin e gabimeve të arbitrave në rezultatet e ndeshjeve të këtij sezoni dhe jo vetëm. Klubi ka vërejtur se këto gabime po ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në renditjen e tabelës dhe po e dëmtojnë të drejtën tonë për të garuar në kushte të barabarta me rivalët.

Në ndeshjen e fundit kundër Makedonija Gj.P., na është dhënë një karton i kuq në mënyrë të dyshimtë, duke vazhduar serinë e vendimeve të diskutueshme që kemi përjetuar në ndeshjet e mëparshme me Vardarin dhe Strugën dhe jo vetëm, që na bëjnë të besojmë në një tendencë dashakeqe kundër klubit tonë. Këto vendime kanë sjellë rezultate jo të merituara, për karshi cilësisë së reflektuar në lojë dhe impenjimit maksimal të lojtarëve dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në pozitën tonë në renditje.

Shkëndija bën thirrje të forta për organet kompetente të futbollit në Maqedoni për të marrë masa të menjëhershme dhe të rëndësishme për të rregulluar këtë situatë të pakëndshme. Ne besojmë se në fazën finale të kampionatit, është thelbësore që të gjitha skuadrat të kenë mundësi të barabarta dhe të garojnë në një mjedis të drejtë dhe të paanshëm”- Shkruan klubi.