SPORT, 15 Shkurt 2023, 21:08

Klubi nuk pret më, skuadra e Serisë A shkarkon trajnerin

Klubi nuk pret më, skuadra e Serisë A shkarkon trajnerin

Pasi Salernitana shkarkoi trajnerin Davide Nicola dhe e zëvendësoi atë me Paulo Sousa, një tjetër ekip i Serie A ka vendosur të ulë në pankinë një teknik të ri.

Siç është bërë zyrtare, Spezia ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Luca Gotti. Deklarata e klubit u bë publike këtë pasdite, në rrjetet sociale.

Spezia ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e saj të fundit në Serie A dhe pas barazimit 2-2 ndaj Empolit, ata janë në vendin e katërt nga fundi, vetëm dy pikë larg zonës së rënies.

Luca Gotti është shkarkuar për të dytin sezon radhazi pasi vitin e kaluar u largua nga Udinese. Ndeshja e radhës e Spezias do të jetë të dielën në shtëpi kundër Juventusit.