TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lëviz një tjetër pankinë në Serinë A. Ose më saktësisht, lëviz një pankinë e cila kishte përjetuar shumë luhatje në këtë fillim viti. Pritet vetëm zyrtarizimi por Paulo Sousa shumë shpejt do të prezantohet si trajneri i ri i Salernitanës.
Klubi në fjalë kishte shkarkuar një muaj më parë trajnerin Davide Nikola, për ta kthyer pas tre ditësh përsëri në detyrë. Lëvizje që nuk rezultoi shumë e suksesshme pasi skuadra vazhdoi rënien në renditje dhe rrezikon seriozisht mbijetesën në elitën e futbollit italian. Kjo ka shtyrë drejtuesit që këtë radhë t’i japin përfundimisht lamtumirën trajnerit Nikola dhe të gjejnë një akord me portugezin.
Ky i fundit është i papunë që në verë, kur u largua nga drejtimi i Flamengos në Brazil. Për ish-trajnerin e Polonisë, ky është një kthim në Serinë A ku për dy vite ka drejtuar Fiorentinën.