SPORT, 8 Maj 2024, 22:00

Klasikja evropiane dhuron spektakël pa gola në 45 minutat e parë, Real dhe Bayern shpërdoruan shumë raste

Klasikja evropiane dhuron spektakël pa gola në 45 minutat e parë,

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve në mes të Real Madrid dhe Bayern Munich.

Në Santiago Bernabeu, klasikja evropiane filloi furishëm, me dy skuadrat që patën shanse të arta shënimi.

Tetë minuta kaluan nga starti i ndeshjes dhe Serge Gnabry nuk ia doli të shënonte nga afërsia, duke goditur jashtë.

Në minutën e 13-të, Vinicius Junior po ashtu lëshoi një mundësi fantastike, me gjuajtjen e tij që goditi shtyllën e majtë.

Rodrygo nuk përfitoi pas vetëm pak sekondash për ta futur topin në rrjetë, por edhe aty ishte shtatlarti Manuel Neuer që bëri intervenim bravuroz.

Thomas Tuchel u detyrua në minutën e 27-të të bënte zëvendësim, pasi Gnabry pësoi lëndim, ndërsa në vend të tij u fut Alphonso Davies.

Pas vetëm një minute, Harry Kane krijoi një rast të bukur shënimi, mirëpo Andriy Lunin ishte i vëmendshëm dhe dërgoi topin në goditje nga këndi për mysafirët.

Manuel neper shpëtoi edhe njëherë Bayernin, pasi stopoi goditje e Vinicius Junior (40’).

Mbrojta e dy skuadrave ishte fantastike, por që në 45 minutat e dytë me gjasë do të ketë së paku një gol.