TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata e vështirë nën çatinë e “Allianz Arena”-s po fillon të nxjerrë skenarë të rinj mbi postin e trajnerit, aty ku pozita e Nagelsmanit ka filluar të lëkundet, edhe pse Kahn i ka dhënë besim të plotë 35-vjeçarit.
Së fundmi, prestigjiozja gjermane “Bild”, ka lakuar dy emrat më të mundshëm për të marrë frerët e kampionëve në fuqi të Bundesligës.
I pari është Tomas Tuhel, i cili vjen pas shkarkimit në mënyrë absurde nga londinezët e Çelsit dhe mundësia për të nënshkruar me të nuk has pengesa, pasi ai ndodhet i papunë.
Ndërsa emri i dytë, si opsion më i vështirë, por jo i pamundur, përkon me Zinedin Zidan. Ai ndodhet në të njëjtën pozitë si Tuhel, por ambicia e tij mbetet kombëtarja franceze.