SPORT, 6 Janar 2025, 17:54

Katër vite pjesë e Liverpulit, portieri brazilian i jep lamtumirën skuadrës angleze me zero ndeshje

Katër vite pjesë e Liverpulit, portieri brazilian i jep

Liverpuli do të afrojë në radhët e skuadrës në vitin e ardhshëm Giorgi Mamardashvilin, ndaj duhet të fillojë që tani të mendojë për emrat që do i bëjnë vend në grupin në drejtimin e Arne Slot. Kjo është arsyeja pse klubi vendosi të mos rinovonte kontratën e portierit brazilian Marcelo Pitalunga dhe ta lejojë të largohet si lojtar i lirë.

Ky i fundit, ishte afruar në vitin 2020 si pasardhësi i Alison Beker, por nuk gjeti kurrë hapësirat për të provuar veten e tij nën drejtimin e Klop e së fundmi Slot. I blerë për 2 milionë paund nga Fluminense asokohe, Pitalunga nuk ia doli të zbriste asnjëherë në fushë me fanellën e Liverpulit, që e huazoi deri në skuadrat e kategorisë së tetë angleze, ku ai nuk arriti gjithsesi të afirmohej.

Si rrjedhojë, me hapjen e merkatos së janarit, Pitalunga i ka dhënë lamtumirën skuadrës në fjalë dhe është kthyer në vendlindje, duke firmosur përsëri për Fluminensen, me shpresën që do të ringjallë atje karrierën.