SPORT, 7 Tetor 2022, 11:09

KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat Vllaznia-Partizani, në fushë zbret edhe Tirana. Ja sfidat e ditës së sotme

KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat Vllaznia-Partizani, në fushë zbret edhe

Sot, Kategoria Superiore ngre siparin e javës së shtatë me tre sfida interesante.

Në orën 15:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të luajnë kampionët dhe nënkampionët e Shqipërisë, Tirana dhe Laçi.

Bardheblutë e kryeqytetit vijnë pas dy rezultateve pozitive, mbi të gjitha me moral tepër të lartë duke parë triumfin javën e kaluar në derbi ndaj Partizanit.

Ndërsa kurbinasit e Dejan Vukiçeviç kërkojnë tre pikët, të cilëve u mungojnë prej 5 ndeshjesh radhazi në kampionat.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Niko Dovana” do të zhvillohet ndeshja Erzeni-Egnatia.

Shijakasit e Xhevahir Kapllanit do të provojnë kthesën, pas asaj humbje ndaj Bylisit javën e kaluar.

Rrogozhinasit e Edlir Tetovës do të synojnë suksesin, të cilëve u mungon prej dy takimeve.

Në orën 17:45, në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet kryesfida e javës së shtatë, Vllaznia-Partizani.

Të kuqtë e Xhovani Kolelës do të kërkojnë që të harrojnë disfatën në derbin ndaj Tiranës dhe do të hynë në fushë për tre pikët, e njëjta gjë vlen edhe për shkodranët e Mirel Josës, të cilët duan fitoren pas barazimit javën e kaluar me Teutën.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat Vllaznia-Partizani, në fushë zbret edhe

KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat Vllaznia-Partizani, në fushë zbret edhe