SPORT, 21 Tetor 2022, 09:12

KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat Teuta-Partizani, në fushë zbret edhe Vllaznia. Ja sfidat e ditës së sotme

KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat Teuta-Partizani, në fushë zbret edhe

Kategoria Superiore do të ngrejë sot siparin e javës së 9-të me dy sfida interesante.

Në orën 17:45, në stadiumin “Niko Dovana” do të luhet takimi Teuta-Partizani.

Durrsakët e Bledi Shkëmbit vijnë me moral të lartë në këtë ndeshje pasi kanë arritur fitoren e parë në këtë kampionat javën e kaluar dhe duan të kenë një ecuri të gjatë të rezultateve pozitive, ndërsa të kuqtë e kryeqytetit kërkojnë tre pikët pas barazimit të sfidës së kaluar ndaj Kastriotit.

Në po të njëjtën orë do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” sfida Vllaznia-Bylis.

Shkodranët duan kthesën teksa fitorja u mungon prej tre ndeshjesh, e njëjta gjë vlen edhe për ballshiotët e Arian Bellait, të cilët edhe ata synojnë kthesën ku suksesin nuk e kanë arritur prej dy sfidash.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE 

KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat Teuta-Partizani, në fushë zbret edhe

KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat Teuta-Partizani, në fushë zbret edhe