SPORT, 16 Tetor 2022, 08:45

KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat Laçi-Vllaznia, në fushë edhe Tirana e Partizani. Ja sfidat e ditës së sotme

KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat Laçi-Vllaznia, në fushë edhe Tirana

Kategoria Superiore do të vijojë ditën e sotme me tre sfida të javës së 8-të.

Në orën 15:00, në stadiumin e qytetit të Laçit do të luhet takimi Laçi-Vllaznia.

Kurbinasit e Dejan Vukiçeviç duan fitoren, të cilëve u mungon që në javën e parë.

E njëjta gjë vlen edhe për shkodranët e Mirel Josës që sot duan suksesin të cilët u mungon prej dy ndeshjesh.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Adush Muça”, do të zhvillohet sfida Bylis-Tirana.

Ballshiotët e Arian Bellait duan ringritjen pas disfatës ndeshjen e kaluar ndaj Kukësit, ndërsa kampionët në fuqi të Shqipërisë synojnë tri pikët pas barazimit ndaj Laçit sfidën e kaluar.

Në orën 17:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet ndeshja Partizani-Kastrioti.

“Demat” duan të mbajnë vendin e parë në renditje, ndërsa krutanët duan fitoren e dytë radhazi në kampionat.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE

KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat Laçi-Vllaznia, në fushë edhe Tirana

KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat Laçi-Vllaznia, në fushë edhe Tirana