SPORT, 3 Dhjetor 2021, 09:12

Kategoria Superiore/ Katër skuadra do të zbresin në fushën e blertë, mësoni dy ndeshjet interesante të ditës së sotme

Kategoria Superiore/ Katër skuadra do të zbresin në fushën e

Sot, Kategoria Superiore ngre siparin e javës së 11-të me dy ndeshje.

Në orën 13:45, Laçi do të sfidojë në shtëpi Dinamon në një sfidë ku do të jetë një përballje e luftuar.

Skuadra kurbinase synon kthesën pas dy rezultateve negative, ndërsa kryeqytetasit kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive pas asaj fitoreje të javës së kaluar ndaj Kastriotit.

Në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet supersfida, Teuta-Vllaznia.

Kampionët e Shqipërisë duan me çdo kusht kthesën pasi fitorja u mungon prej katër ndeshjesh , ndërsa shkodranët synojnë fitoren e tretë radhazi për të qenë në ndjekje të Tiranës dhe Kukësit në krye.