SPORT, 27 Nëntor 2022, 19:10

Katar 2022/ Spektakël i Kroacisë, Kanadaja shkon në shtëpi

Katar 2022/ Spektakël i Kroacisë, Kanadaja shkon në shtëpi

Kroacia ka fituar me rezultat bindës 4-1 ndaj Kanadasë, në kuadër të Grupit F në Kampionatin Botëror.

Goli më i shpejtë deri tani i këtij  Botërori i takoi pikërisht këtij takimi.

Pas 68 sekondash lojë, Alfonso Davies i Kanadasë shndërron në gol një krosim të Bukanan. Goditje e saktë me kokë, me portierin Livakovic që e pati të pamundur të bëjë diçka.

Të besuarit e Zlatko Daliç, me mjaft karakter bëjnë gjithçka mirë dhe përmbysin shifrat brenda pjesës së parë. Fillimisht realizoi Kramaric (36′), ndërsa pak më vonë ishte radha e Livajas (44')

Kanadezët reagojnë me Jonathan David në fillimin e fraksionit të dytë, por gjuajtja e tij ndalet nga Livakovic.

Andrej Kramaric (70′ ) i Hoffenheim vulosi përfundimisht tri pikët, me rrjetën e dytë personale në këtë takim. Në fund pati kohë edhe për golin e Majer ( 90’+4′ ).

Kroacia, kështu, kryeson grupin F, me katër pikë, po aq sa ka Maroku. Kanadaja qëndron në vendin e fundit, pa provuar akoma shijen e pikës.

Katar 2022/ Spektakël i Kroacisë, Kanadaja shkon në shtëpi