SPORT, 30 Nëntor 2022, 17:16

Katar 2022/ Për herë të parë një grua do të arbitrojë një ndeshje mes ekipeve të burrave

Katar 2022/ Për herë të parë një grua do të

Një gjyqtare grua do të gjykojë për herë të parë një ndeshje të Kupës së Botës mes ekipeve të burrave. 

Stephanie Frappart do të shkruajë historinë, kur ajo do të vendosë drejtësi në ndeshjen Gjermani-Kosta Rika, e planifikuar për t'u luajtur të enjten (20:00) dhe e vlefshme për Grupin E, një takim shumë delikat për skuadrën gjermane, e cila renditet në vendin e fundit.

FIFA ka përzgjedhur gjithashtu dy gra si asistente të Frappart - brazilianen Neuza Back dhe meksikanen Karen Diaz Medina - për të kompletuar ekipin e parë të gjyqtarëve gra, shkruan Sky News.

Kathryn Nesbitt nga Shtetet e Bashkuara do të jetë gjithashtu në stadiumin "Al Bayt", si specialistja e pozicionit jashtë loje në ekipin e rishikimit të videove, të njohur si sistemi VAR.

Frappart, nga Franca, ka kryer më parë detyrat e gjyqtare së katërt zyrtare në Botëror, por tani do të jetë në qendër të skenës në stadiumin "Al Khor".

38-vjeçarja është promovuar në ndeshjen e ekipit të burrave nga UEFA dhe në vendin e saj, në Francë.

Frappart gjykoi kualifikueset e Kupës së Botës dhe Ligën e Kampionëve, si dhe finalen e këtij viti të Kupës së Francës për meshkuj.