TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një Francë madhështore kundër Polonisë! Një gol nga Oliver Zhiru në pjesën e parë dhe dy të tjerë nga Kilian Mbape në të dytën (74’ dhe 90’+1’) iu dhuruan “gjelave” një fitore bindëse 3-1 ndaj Levandovskit me shokë.

Një mbrëmje rekordesh për Zhiru, me golin e tij të 52-të me Kombëtaren, duke qene ai realizuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses franceze, me Tieri Henri që është ndalur në kuotën e 51 golave.
???????????? ???????????????? ???????????? ????????????????! ????
— French Team ⭐⭐ (@FrenchTeam) December 4, 2022
Les Bleus take the lead in the 44th minute!! ????
Thanks to that strike, @OlivierGiroud becomes France's ????????????-???????????????? ???????????????????????????? ???????????????????????? with 5️⃣2️⃣ goals ????????
????????1-0???????? #FRAPOL | #FiersdetreBleus pic.twitter.com/7Cfde6zLYF
Për sulmuesin e PSG-së, Kilian Mbape bëhet fjalë për golat me numër 4 dhe 5 në Kupën e Botës, duke qenë ai golashënuesi më i mirë deri tani në Botërorin e Katarit.

Për Poloninë, golin e nderit e realizoi me Levandovski me penallti (90+9'), në goditjen e përsëritur, pasi e para u ndal nga kapiteni Loris.