SPORT, 29 Nëntor 2022, 18:08

Katar 2022/ Kualifikohen Holanda dhe Senegali, Katari largohet pa asnjë pikë

Katar 2022/ Kualifikohen Holanda dhe Senegali, Katari largohet pa asnjë

Holanda e Luis Van Gaal ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Botërorit të Katarit si vendi i parë në grup me 7 pikë (do ltë uajë ndaj vendit të dytë të grupit B), pas triumfit të sotëm ndaj Katarit. Ndeshja përfundoi 2-0 , sfidë kjo e luajtur në Al Bayt Stadium (Al Khor).

Katar 2022/ Kualifikohen Holanda dhe Senegali, Katari largohet pa asnjë

Një gjuajtje e bukur e Gakpo zhbllokoi shifrat në minutën e 25-të falë talentit të PSV, Gakpo.

Vendi organizator nuk do mund të ndalonte dot pësimin e golit të dytë. Do ishte De Jong ai që do siguronte tri pikët, që në minutën e 49-të.

Kështu, në fazën e grupeve, tulipanët kanë fituar dy ndeshje dhe kanë barazuar një. Në krahun tjetër, Katar e mbyll si mos më keq, asnjë pikë dhe paraqitje tejet e dobët.

Katar 2022/ Kualifikohen Holanda dhe Senegali, Katari largohet pa asnjë

Senegali është skuadra tjetër e grupit A që vazhdon rrugëtimin në Botëror. Këtë të drejtë ia jep fitorja 1-2 ndaj Ekuadorit, duke bërë kështu që përfundimisht të jenë ata që do jenë të dytët me 6 pikë.

Senegalezët do tregonin dëshirë në minutat e para, madje do shpërdoronin disa raste të mira. Gjithsesi, ekipi i Cisse do mund të shpërblehej vetëm në fundin e pjesës së parë, kur Ismaila Sarr kthehet në një hero.

Ai fiton një penallti, të cilën e shndërron po vet në gol. Ekuadorianët nuk do dorëzoheshin dhe do vendosnin ekuilibrat me Caicedon, por vetëm përkohësisht pasi Koulibaly do rikthente sërish në avantazh ekipin e tij. Një gol tipik për të, sicc jemi mësuar ta shikojmë.

Rezultati do mbetej i pandryshuar deri në fund, me Senegalin që do luajë ndaj vendit të parë të grupit B.

Katar 2022/ Kualifikohen Holanda dhe Senegali, Katari largohet pa asnjë