TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjermania mbetet në lojë për kualifikimin në fazën tjetër të Botërorit të Katarit, pas barazimit 1-1 që mori sot në ndeshjen e dytë të grupeve, atë ndaj Spanjës, sfidë e luajtur në Al Bayt Stadium (Al Khor).
Të besuarit e Flik “tundën rrjetën” në fundin e pjesës së parë me Rudiger, por pas një rishikimi me VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje.
I futur në lojë në pjesën e dytë, Alvaro Morata dërgon në festë “Furinë e Kuqe”, pas një asisti të Albas (62’).
Në minutën e 73-të, Musiala pati shansin e artë për të vendosur ekuilibrat, por u tregua jo i saktë para porte.
????⚽ #WorldCup2022
— Accrealsports (@AmAccreal) November 27, 2022
Goal - FULLKRÙG
Spain ???????? 1 vs 1???????? Germany pic.twitter.com/jP9dP8IuK8
Gjermania rriti ndjeshëm presionin, rastet nuk munguan, fati nuk ishte me ta dhe këmbët duket sikur s’po iu përgjigjeshin më lojtarëve.Gjithsesi, pas shumë përpjekjesh do vinte barazimi i Fullkrug.
Niclas Fullkrug keeps Germany in it! ????????#FIFAWorldCup | #Qatar2022 pic.twitter.com/uEPGpYahM8
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) November 27, 2022
Me këtë rezultat, Panzerat kanë një pikë dhe mbajnë vendin e fundit. Ndeshja tjetër për ta është ndaj Kosta Rikës, me fitoren që është detyrim. Sfida tjetër e grupit E (ndeshja e 3-të e grupeve) do jetë ajo mes Japonisë (3 pikë) dhe Spanjës (4 pikë).
