SPORT, 24 Nëntor 2022, 19:12

Katar 2022/ Fitore dramatike e Portugalisë ndaj Ganës, Ronaldo vendos një rekord të ri

Katar 2022/ Fitore dramatike e Portugalisë ndaj Ganës, Ronaldo vendos

Fitore dramatike e Portugalisë ndaj Ganës (3-2), në ndeshjen e luajtur në “Stadiumin 974” të Dohas.

Pjesa e parë e parë ishte e vakët me të dyja ekipet të cilat nuk patën rastë të shumta shënimi.

Me startin e pjesës së dytë situata ndryshoi me të dyja ekipat të cilat u hodhën furishëm në sulm, për të gjetur golin e avantazhit. Fillimisht do të ishte kapiteni i “luzitanëve”, Kristiano Ronaldo, që do të gjente rrugën e rrjetës falë një penalltie të akorduar në minutën e 65’. Ai bëhet lojtari i parë dhe i vetëm që shënon në pesë Botërorë të ndryshëm: 2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022.

Kundërpërgjigja afrikane do të ishte e shpejtë ku pas vetëm 7’ minuta, ku në 73’-ën, Jordan Ayeë do të vendoste baraspeshën, por nuk do të mbaronte me kaq, pasi në minutat 79’ dhe 80’ falë 2 aksioneve të shpejta ekipore, Felix dhe Leao rikthyen portugezët në avantazh.

Gana arriti të shënonte sërish në minutën e 89’, këtë herë me Osman Bukari, por goli do të shërbente vetëm për statistikë, pasi ndeshja mbeti e pandryshuar deri në fund.

Me këtë fitore Portugalia vendoset në vendin e parë në grupin H,  duke lënë kështu pas tyre Uruguajin dhe Korenë e Jugut, të cilat ndanë nga një pikë në ndeshjen e luajtur në orën 14:00.

Katar 2022/ Fitore dramatike e Portugalisë ndaj Ganës, Ronaldo vendos