TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Portugalia është skuadra e fundit çerekfinaliste. Të besuarit e Fernando Santos eliminuan me rezultatin 6-1 Kombëtaren e Zvicrës.
A perfect night for Portugal!
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 6, 2022
The Round of 16 comes to a close. It's time for the Quarter-Finals ???? #FIFAWorldCup | @adidasfootball
Luzitanët vendosën sfidën në korsinë e duhur që në pjesën e parë me golat e Ramos (17') dhe 39-vjeçarit Pepe (33').

Pjesa e dytë do niste si mos më mirë për portugezët, që thelluan avantazhin, përsëri me lojtarin e Benficas, Ramos.
The boy with the world at his feet ???? #FIFAWorldCup | #Qatar2022 pic.twitter.com/MGacSyoi5Y
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 6, 2022
Performanca fantastike për këtë lojtar duket se nuk kishte të ndalur, pasi “tund rrjetën” për të tretën herë, pas golave të Guerrerio (55') dhe Ramos (67'). “Festivali” u përmbyll nga Leao, në 90+2'. Për Zvicrën shënoi Akanji (58').

Sa iu takon të besuarve të Murat Yakin, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri e patën të pamundur të bëjnë diçka në këtë takim, me dy futbollistët shqiptarë që ia dalin të lejnë një shije të mirë në Katar pas paraqitjeve që bënë në grupe.

Portugalia , e cila luajti pa Ronaldon titullar, do të luajë në çerekfinale ndaj surprizës së Marokut.