SPORT, 19 Shkurt 2023, 22:41

Karabak feston me Xhixhën titullar, sulmuesi shqiptar i shkon shumë pranë golit

Karabak feston me Xhixhën titullar, sulmuesi shqiptar i shkon shumë

Redon Xhixha “flirtoi” me golin e parë në duelin që skuadra e tij Karabak zhvilloi ditën e sotme ndaj Zirës. Ky takim përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të skuadrës së shqiptarit, teksa 24-vjeçari e nisi takimin si titullar, ndërkohë që u zëvendësua në minutën e 76-të.

Ish-lojtari i Tiranës ka zhvilluar një paraqitje të mire, madje në minutën e 52-të, mori një passim nga e djathta, teksa brenda zonës, provoi me një akrobaci, të gjente rrugën e rrjetës, por u ndal nga portieri kundërshtar, që i mohoi golin Xhixhës.

Ky ishte aktivizimi i tretë i shqiptarit në kampionat me fanellën e Karabak. Gjithashtu Xhixha mori minuta edhe në duelin e Ligës së Konferencës ndaj Gent, në triumfin 1-0. Me Xhixhën në fushë, Karabak ka fituar 3 herë dhe ka barazuar 1 herë.

Kur u mbyll java e 23-të e kampionatit azer, Karabak kryeson me 61 pikë, 8 më shumë se ndjekësit e Sabah Baku, që sot u mposhtën nga Turani i Pusit.