SPORT, 11 Tetor 2022, 14:30

Kapiteni i Anglisë “sfidon” FIFA-n, ja se çfarë do të bëjë në Botërorin e Katarit

Kapiteni i Anglisë “sfidon” FIFA-n, ja se çfarë do

Herri Kejn do të vendosë byzylykun shumëngjyrësh OneLove në Kupën e Botës në Katar. Sipas ‘Sky Sports’, kapiteni i Anglisë do ta përdorë edhe nëse FIFA e dënon.

Në shtator, Federata e Futbollit (FA) deklaroi se do ta përdorin byzylykun si pjesë e nismës kundër diskriminimit dhe në mbështetje të komunitetit LGTBI.

FIFA mund të gjobisë skuadrat që e përdorin atë në Kupën e Botës edhe pse ende nuk është marrë një vendim për këtë çështje. Nëntë skuadra evropiane kanë shpallur përdorimin e tij dhe sipas ‘Sky Sports’, Grupi i Punës i UEFA-s për Kupën e Botës i ka kërkuar leje FIFA-s tre javë më parë për ta përdorur dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Trajneri i “Tre Luanëve”, Garet Sauthgejt ka deklaruar se lojtarët duhet ta mbështesin si nismë pavarësisht se nuk kanë kontroll të plotë.

“Lojtarët në veçanti nuk mund të bëjnë shumë më tepër se sa të flasin për ato çështje. Ne po kërkojmë një ndryshim në një vend që ne e respektojmë pasi ka përparuar, por ne nuk kemi kontroll mbi të”.