SPORT, 1 Janar 2025, 20:04

Ka fituar besimin e trajnerit, Xhampaolo: Humbja në Seria A? Na mungoi Medon Berisha

Ka fituar besimin e trajnerit, Xhampaolo: Humbja në Seria A? Na mungoi

Leçe u mposht nga Komo me rezultatin 2 me 0. Një takim ku Ylber Ramadani nuk u aktivizua dhe pse Medon Berisha ishte i dëmtuar. Ky i fundit ka fituar vendin e titullarit me trajnerin Marko Xhampaolo. 57-vjeçari madje e përmendi Berishën si një prej arsyeve përse ekipi i tij dështoi të merrte rezultat pozitiv.

“Komo është një ekip që ka shumë cilësi, dinë të luajnë, të bëjnë të vraposh dhe dinë të krijojnë mundësi për të shënuar. Ndërsa ndeshja ishte 0-0, ne bëmë një lojë të shkëlqyer, ishim gjithashtu gati për kundërsulm dhe sa herë e bënim ishim të rrezikshëm. Ndoshta na ka munguar pak cilësia në mesfushë, ndoshta na ka munguar pak Berisha, ndoshta na ka munguar pak më shumë personaliteti”, u shpreh Xhampaolo pas ndeshjes.

Kujtojmë se në nëntorin e këtij viti mori drejtimin e Leçes. Pëlqimin për ta nisur me Medon Berishën e ka shprehur sapo ky i fundit la pas dëmtimin e mëparshëm.