SPORT, 18 Shtator 2022, 17:07

Juventusi zhgënjen sërish, mundet nga Monza e vendit të fundit

Juventusi zhgënjen sërish, mundet nga Monza e vendit të fundit

Juventusi ka harruar të fitojë dhe këtë e tregoi dhe në sfidën kundër Monzës (1-0) në transfertë, me klubin e Silvio Berluskonit që gjeti fitoren e parë për këtë sezon në Serinë A.

Bardhezinjtë nuk krijuan rastet e duhura, ndërsa nga ana tjetër, erdhi një dominim surprizë nga vendasit, të cilët gjetën golin në minutën e 74’.

Edhe pse nuk ishte në stol për shkak të kartonit të kuq me Salernitanën, duket se pozitat për Alegrin sa vijnë e bëhen më të vështira, me “Zonjën” që ka një start jashtë mase të dobët në këtë fillim sezoni.

Në sfidat e tjera, Lacio mposhti pa probleme në transfertë Kremonezen me rezultatin 0-4, ndërsa Fiorentina mundi 2-0 Veronën në shtëpi.

Juventusi zhgënjen sërish, mundet nga Monza e vendit të fundit