SPORT, 18 Tetor 2022, 12:33

Juventusi mendon për goditjen e bujshme, gati të rikthejë në Serinë A futbollistin e Atletikos

Juventusi mendon për goditjen e bujshme, gati të rikthejë në

Duket se Juventusi vazhdon të mendojë për të përforcuar ekipin dhe emri më i ri që është shfaqur në radarët e bardhezinjve është ai i Rodrigo De Paul.

Mesfushori argjentinas duket se nuk po kalon momentin e tij më të mirë te Atletiko e Madridit duke menduar për një skuadër të re.

Një rikthim në Serinë A mund të ishte zgjedhja perfektë për argjentinasin, i cili kaloi vitet tij më të mira me Udinezen.

28-vjeçari firmosi një kontratë 5-vjeçare me Atletikon vitin e kaluar dhe klauzola e tij është 35 milionë euro, por Juventusi do të nisë bisedimet për ta marrë atë me një çmim më të arsyeshëm.