SPORT, 18 Nëntor 2022, 09:55

Juventusi me mendjen te merkato, “Zonja e Vjetër” synon portierin e kombëtares italiane

Juventusi me mendjen te merkato, “Zonja e Vjetër” synon

Juventusi po kërkon të blindojë të ardhmen dhe tashmë është fokusuar te porta.

Me Vojçeh Sheznin që i skadon kontrata në 2024-ën, bardhezinjtë po monitorojnë Gulielmo Vikarion, portierin e Empolit për të ardhmen.

“Zonja” duket se po kërkon të “italianizohet” edhe mes shtyllave, pas gjithë reparteve të tjera dhe 15 milionë eurot me të cilat vlerësohet 26-vjeçari janë më se të përballueshme për torinezët.

Ideja e Juves është ta bllokojë në janar për ta lënë të luajë edhe gjashtë muaj tek Empoli dhe për ta afruar në verë, pavarësisht konkurrencës së Totenhemit.