SPORT, 2 Prill 2024, 23:05

Juventusi është ndryshe në Kupë, Kieza dhe Vlahoviç sigurojnë fitoren ndaj Lacios

Juventusi është ndryshe në Kupë, Kieza dhe Vlahoviç

Juventusi ka fituar sot ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Lacios me shfrat 2-0, duke hedhur një hap të sigurt drejt finales së këtij turneu.

Pak ditë pasi ishte mundur nga ekipi i drejtuar nga Igor Tudor në kampionat, skuadra e Alegrit ka bërë gjërat ndryshe në sfidën e Kupës, duke u shfaqur më e uritur dhe agresive, edhe pse në pjesën e parë nuk u shfaq shumë e rrezikshme teksa në një moment iu shpëtua nga traversa.

Por pjesa e dytë nisi me një ritëm tjetër dhe shumë shpejt, Kieza i dha avantazhin ekipit vendas me një aksion perfekt, Kjo i dha qetësinë Juventusit që të planifikonte kundërsulmet dhe më një të tillë, erdhi edhe goli i dytë i shënuar nga Vlahoviç që vulosi një fitore të pastër 2-0.

JUVENTUS-LACIO 2-0

50′ Kieza, 64′ Vlahoviç.