SPORT, 22 Janar 2023, 13:24

Jo vetëm Juventusi! Në Itali hapet hetimi i dytë, rrezikojnë disa klube të Serisë A

Jo vetëm Juventusi! Në Itali hapet hetimi i dytë, rrezikojnë

Dënimi i rëndë i vendosur ndaj Juventusit nga Gjykata e Apelit e federatës italiane në lidhje me fitimet kapitale fiktive duket se është vetëm fillimi i një tërmeti të vërtetë që mund të përfshijë shumë klube të tjera në Serinë A, Serinë B dhe Serinë C si dhe jashtë saj.

Pritet të hapet një linjë e dytë hetimi për transaksione të tjera të dyshimta në merkato të kryera nga Juventus-i, të cilat për rrjedhojë do të përfshinin klube të tjerë. Seanca e parë e këtij gjyqi të ri sportiv do të zhvillohet më 22 shkurt 2023 dhe mes skuadrave të përfshira duhet të jenë ato klube që kanë kryer shkëmbimet që i nënshtrohen hetimit të zakonshëm të drejtësisë me bardhezinjtë, përfshirë Milanin dhe Romën.

Psh, Leonardo Spinacola te verdhekuqtë dhe Luka Pelegrini te bardhezinjtë dhe Milani, për operacionin e dyshimtë që pa Leonardo Bonuçin të kthehej në Torino në këmbim të kartonit të Matia Kaldarës.

Ka klube të tjera të Serisë A që po dridhen për çështjen e fitimeve të supozuara fiktive kapitale. Rrethi i skuadrave që rrezikojnë të përfshihen në gjyqin e dytë sportiv për fitimet kapitale fiktive është shumë më i gjerë dhe ka të bëjë si me ekipet italiane ashtu edhe ato të huaja.