TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-gjyqtari spanjoll Eduardo Iturralde Gonzalez, aktualisht komentator në “Cadena SER” ka zbuluar në këtë media ekzistencën e teorisë së “autobusit të bardhë”.
Me këtë ai i referohet fuqisë mediatike të Realit të Madridit, i cili duke përdorur mediat ndikon te gjyqtarët. Ai ka rrëfyer se këtë teori ia ka shpjeguar Diaz Vegas, ish-drejtori i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve.
“Ma ka thënë qartë, se nëse nuk përplasesh me autobusin e bardhë nuk bëhesh gjyqtar. Çfarë është autobusi i bardhë? Në La Liga ka tri grupe skuadrash në nivel mediatik: Barcelona shumë e fuqishme në media, Reali i Madridit, që ka edhe më shumë fuqi se Barça dhe më pas të tjerët. Gjyqtar mund të bëhesh vetëm duke u përplasur me Realin, qoftë për mirë ose qoftë për keq”, ka thënë Iturralde Gonzalez.