SPORT, 23 Maj 2022, 14:10

“Ishit si një familje për mua, do të më mungoni”, Broja i thotë lamtumirë Sauthemptonit me një postim emocionues

“Ishit si një familje për mua, do të më

Armando Broja ka mbyllur aventurën e tij te skuadra e Sauthemptonit, me bomberin shqiptar që do të rikthehet te skuadra e Çelsit e cila ka në pronësi kartonin e tij.

Broja ka falënderuar skuadrën dhe tifozët me një postim në “Instagram” ku ka theksuar rritjen që ka përjetuar si lojtar tek kjo skuadër dhe rëndësinë special që ata kanë për të.

“Doja të filloja duke thënë se ky ishte një sezon fantastik për mua dhe familjen time.

Një sezon me ulje ngritje, por pavarësisht gjithçka kisha familjen dhe disa persona fantastik qe më kanë ndihmuar të kaloj gjithçka.

Dua t’i bëj një falënderim të madh Sauthemptonit dhe fansave të tyre fantastik që patën besim dhe më lejuan t’i tregojë se çfarë jam i aftë të bëj.

I vlerësoj gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni treguar mua dhe skuadrës.

Në fund dua të falënderojë dhe shokët e skuadrës të cilët më kanë mësuar shumë, e kam shijuar ccdo moment me ju djema, sinqerisht ishte diçka speciale për mua.

Nuk u bëmë thjesht vëllezër, por një familje, do të më mungoni.”, u shpreh Broja.

“Ishit si një familje për mua, do të më