TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhon Kerju e pëson rëndë! Ish-sulmuesi i njohur i Serisë A, Premier Ligës dhe La Ligës është dënuar me 14 muaj burg për evazion fiskal.
43-vjeçari është dënuar nga gjykata e Oslos sepse nuk kishte deklaruar rreth 1,2 milionë euro të ardhura tek autoritetet tatimore norvegjeze nga viti 2014 deri në vitin 2019.
Ish-sulmuesi i njohur norvegjez gjithashtu nuk kishte deklaruar asete personale që arrinin përafërsisht tek 30 milionët e eurove.
Gjatë karrierës si futbollist, Xhon Kerju ka mbajtur veshur fanellat e Lorenskog, Valerengas, Rozenborgut, Valencias, Romës, Beshiktashit, Lionit, Aston Vilës, Stok Sitit dhe Uest Hemit, ekip ku “vari këpucët në gozhdë” në vitin 2012.