TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është mbyllur në barazim pa gola dueli mes Sampdorias dhe Interit i vlefshëm për javën e 22-të të Serisë A italiane.
Një tjetër hap fals për skuadrën e Inzagit, që tashmë e sheh veten -15 pikë nga kryesuesit e Napolit.
Zikaltërve iu duhen “dylbi” për të parë kreun, me napolitanët që duket se kanë marrë arratinë, duke vendosur një dorë te titulli kampion.
Pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve të shumta për shënim, zikaltërit nuk arritën të mposhtnin dot portierin Audero. Një pikë kjo që i shkon përshtat Sampdorias së Stankoviç, që renditet në vendin e parafundit në renditje me diferencë -8 nga Specia e vendit të 18-të.