SPORT, 16 Qershor 2022, 14:59

Interi punon për rikthimin e Lukakut në Milano, ja shuma që kërkon Çelsi

Interi punon për rikthimin e Lukakut në Milano, ja shuma që

Kanë nisur edhe zyrtarisht bisedimet midis Çelsit dhe Interit për rikthimin e Romelu Lukakut në Milano. Të dyja palët po punojnë për të gjetur një marrëveshje që do t’i lëjë të kënaqur të gjithë.

Një takim është zhvilluar dje në darkë, ndërsa ditën e sotme bisedimet kanë vazhduar në mënyrë intensive. Pronari i ri i Çelsit është i hapur që të japë Lukakun në huazim tek Interi i ndikuar edhe nga dëshira e madhe e lojtarit.

Megjithatë, palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje për huazimin e lojtarit. Interi ofron për momentin rreth 5 milionë euro për të veshur sërish zikaltër Lukakun, por për huazimin e sulmuesit belg Çelsi kërkon rreth 15 milionë euro.