SPORT, 13 Mars 2026, 18:55

Inter me mendjen te spastrimet, më pas koha për transferime

Inter me mendjen te spastrimet, më pas koha për transferime

Futbolli është luajtur dje, luhet sot, por mendohet edhe për nesër. Eshtë pikërisht kjo strategjia që po ndjek Interi, e cila më parë po mendon të fusë në kasafortë titullin e më pas të nisë rikonstruksionin e skuadrës.

Çdo gjë në kohën e vet në këtë kontkst më parë largimet. Disa do të thonë lamtumirë thjesht sepse punësimi i tyre mbaron më 30 qershor, nga Açerbi te Somer, nëpërmjet Darmian dhe De Vrij. Ende nuk është marrë një vendim për të ardhmen e Mikitarian, duke pasur parasysh talentin unik të tij. Për portën Interi ka menduar nga Britania.

Obsesioni i Vikarios me Totenhamin po e afron atë me Interin, zgjedhjen e tij të parë, të paktën për momentin. Sigurisht, ka alternativa, të tilla si Andrij Lunin, i mbyllur te Real Madridi nga i përjetshmi Kurtua. Mesfusha gjithashtu do të pësojë një transformim të thellë. Një sezon i katërt për Davide Fratesin duket i pamundur, por gjithçka do të sillet rreth së ardhmes së Hakan Çalhanoglu, i pari në listën e “lojtarëve të Interit në ekuilibër”.

Më pas Jan Bisek, mund të rinovojë kontratën e tij, por ka admirues nga Bajerni por edhe nga Premier League. Për 40 milionë euro, ai mund të largohet. Interi nuk e di nëse do të duhet të kërkojë zëvendësues të mundshëm në mesfushë të djathtë, por e di se është e nevojshme të shpenzojë edhe më shumë se 40 euro. Me një paralajmërim jo të parëndësishëm, ata nuk po kërkojnë një mesfushor në stilin e Konés, ata duan vetë Konén.