TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Francesco Totti dhe ish-bashkëshortja e tij Ilary Blasi janë të destinuar të shkojnë në gjykatë pasi legjenda e Romës refuzoi të paguajë 37.500 euro në muaj si mbështetje financiare.
Ish sulmuesi dhe prezantuesja italiane u martuan në vitin 2005, pasi nisën një romancë në 2002. Ish-çifti kanë tre fëmijë së bashku, Cristian, Chanel dhe Isabel.
Ilary Blasi konfirmoi në korrik të këtij viti se martesës së tyre 17-vjeçare i kishte ardhur fundi, duke krijuar një situatë të vështirë për çiftin pasi spekulimet për tradhti u përhapën në shtypin italian.
Corriere della Sera informoi se moderatorja kërkoi 20.000 euro në muaj si mbështetje bashkëshortore dhe 17.500 euro në muaj mbështetje për fëmijët nga Totti, duke i kërkuar atij të paguante 37.500 euro në muaj në total.
Por ai e refuzoi këtë duke dhënë një tjetër ofertë, ku nuk siguronte asnjë lekë si mbështetje financiare për ish-gruan dhe për fëmijët e tyre 7000 euro në muaj. Sipas Totti-it, ish-gruaja e tij ka një punë ku “fiton shumë mirë”.
Mosmarrëveshjet e tyre nënkuptojnë se dyshja ka të ngjarë të përfundojnë në një betejë ligjore. Do jenë gjykatat italiane që vendosin përfundimisht se sa duhet të paguhet në muaj.