TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E ardhmja e Mauro Ikardit aktualisht është shumë e paqartë. Sulmuesi argjentinas ka një kontratë deri në vitin 2024 me PSG-në, por sipas gazetës turke “Fanatik”, burime pranë lojtarit konfirmojnë se ai e cilëson të mbyllur eksperiencën te klubi i kryeqytetit francez.
Kthimi mbrapsht nuk është një opsion, por me sa duket as qëndrimi te Gallatasaraj. Edhe pse sulmuesi po shkëlqen përsëri në Turqi, duke u kthyer në idhullin e tifozëve të skuadrës së njohur turke, e përditshmja në fjalë bën të ditur se ai nuk e mendon qëndrimin afatgjatë në klub, ndonëse vendasit po përpiqen në të gjitha mënyrat që ta bindin të qëndrojë.
Ai pritet të marrë në konsideratë këtë opsion vetëm nëse nuk i mbërrijnë oferta nga “dashuria e vjetër”. Seria A. Lojtari raportohet se do me çdo kusht kthimin në Serinë A dhe pret oferta gjatë kësaj vere nga klubet e elitës në Itali.