SPORT, 9 Prill 2026, 18:50

Igli Tare përgatit terrenin për “magjinë” e radhës, zbulohen detajet e marrëveshjes së Milanit me Leon Goretzka

Igli Tare përgatit terrenin për “magjinë” e

Afrimi i Igli Tares te Milani kishte një qëllim shumë të qartë, pasi shqiptari njihet për goditjet e bujshme që bën edhe me kosto shumë të ulët. Aftësia e tij për të bindur emra të mëdhenj u vu re që në verën e kaluar, kur radhëve të Milanit iu bashkuan Luka Modriç e Adrien Rabio. Tashmë., ai po bëhet gati për një tjetër emër të madh për kuqezinjtë.

Sipas mediave italiane, Milani është shumë pranë akordit me Leon Goretzkan, i cili do i japë lamtumirën Bajern Mynihut në verë si lojtar me parametër zero. Për ta bindur këtë futbollist, Tare ka zgjedhur një strategji shumë të qartë, pasi janë mësuar edhe detajet e marrëveshjes së mundshme mes palëve.

Oferta që i bëhet lojtarit i cili ka kaluar moshën 30-vjecc, është ndryshe nga ajo e klubeve të tjera të cilat zakonisht propozojnë dy vite. Për Goretzka është gati një kontratë trevjeccare, sic ishte e Rabio, që i garanton atij të paraqitet për shumë kohë në nivelet më të larta me një skuadër konkurruese. Edhe rroga është mëse optimale, mbi 5 milion euro në vit, që e bën Milanin të favorizuar ndaj të tjerëve për të marrë një “po”.

Pritet që marrëveshja të mbyllet brenda fundit të këtij muaji, në mënyrë që Goretzka të ketë një plan të qartë pasi të përfundojë sezonin e tij të fundit me Bajernin.