SPORT, 25 Nëntor 2022, 15:04

Ibrahimoviç i thur elozhe Zhirusë: Më i miri, do të dominojë në Katar

Ibrahimoviç i thur elozhe Zhirusë: Më i miri, do të

Olivier Zhiru ka marrë përsëri rolin udhëheqës te Franca dhe me dy golat e shënuar në Botëror ka barazuar rekordin e golashënuesve në kombëtare. Por një futbollist që e parashikoi këtë ishte bashkëlojtari i tij te Milani, Zlatan Ibrahimoviç.

Para se Karim Benzema të lëndohej dhe Zhiru nuk ishte zgjedhja e parë si sulmues qendre në Katar, madje për një moment u tha se nuk do të grumbullohej. Sidoqoftë, Ibra e pati mbështetur gjithmonë.

I intervistuar nga 4-3-3 në “Globe Soçer Awards” në Dubai më 17 nëntor, suedezi e kishte parashikuar se Zhiru do të ishte golashënuesi më i mirë dhe natyrisht lojtari më i mirë në Botërorin e Katarit. “Ai është ende i ri. Nëse them i ri, do të thotë që edhe unë jam po ashtu i ri”, kishte thënë në fund 41-vjeçari me humor. Në një javë distancë, deklaratat përsëriten.

“Kush do të jetë lojtari më i mirë? Olivie Zhiru. Kushdo të jetë sulmuesi më i mirë?Olivie Zhiru. Kush do të na befasojë? Unë mbështes mikuntim, Olivie Zhiru. Kush do të jetë talenti më i madh i turneut? Olivier Zhiru, sepse ai është ende i ri dhe nëse them se ai është i ri, jam edhe unë”, tha dje Ibrahimoviçi për “433”.