SPORT, 28 Shkurt 2023, 16:13

I thotë përsëri “jo” Barcelonës, Juventusi kërkon me çdo kusht një firmë nga Di Maria

I thotë përsëri “jo” Barcelonës, Juventusi

Angel Di Maria në këtë periudhë është kthyer ai lojtar për të cilin Juventusi kishte bërë investimin e rëndësishëm në verë. Pasi ka lënë pas problemet fizike, argjentinasi është bërë i pandalshëm dhe po e tregon ndeshje pas ndeshje duke ndihmuar bardhezinjtë në rrugëtimin e tyre në kampionat dhe në Europë.

Kjo ka shtyrë klubin që të mendojë që tani për një zgjatje të mundshme të bashkëpunimit, duke i ofruar futbollistit një kontratë të re pas asaj që i përfundon në qershor. Sipas “La Stampa”, klubi ka hedhur hapat e parë për të siguruar firmën e tij, pasi ka një pëlqim nga vetë futbollisti në këtë drejtim.

Raportohet se Di Maria ka refuzuar çdo ofertë që i ka ardhur deri tani nga skuadra të tjera që e kërkojnë në verë, mes të cilave përsëri edhe Barcelonën, pasi i ka dhënë prioritet Juventusit. Por gjithçka do të varet nga mënyra se si do të mbyllet çështja gjyqësore e klubit dhe vijimësia e tij në kampionatin italian dhe Europë.