SPORT, 25 Shtator 2022, 14:59

I skadon kontrata në fundin e sezonit, Interi “shënjestron” titullarin e Juventusit

I skadon kontrata në fundin e sezonit, Interi

Huan Kuadrado është gjithmonë një emër interesant për merkaton, sidomos nëse është me parametër zero.

Kolumbiani, një nga kolonat e Juventusit, ka një kontratë që i skadon në qershor dhe ndërsa është në sezonin e tij të fundit me bardhezinjtë, nuk dihet ende nëse do të mbërrijë firma edhe për një vit tjetër, mbi të gjitha nëse do të marrim parasysh faktin që ka refuzuar më herët rinovimin deri në 2024-ën me rrogë të reduktuar.

Mbrojtësi i krahut bën mirë edhe më i avancuar në mesfushën me pesë, arsye e mjaftueshme që të vendoset në shënjestrën e Interit, i cili në korsi dhe në prapavijë duhet ende të përforcohet.