SPORT, 8 Shkurt 2025, 17:09

I saktë para porte, Cikalleshi shënon golin e parë me Adanaspor

I saktë para porte, Cikalleshi shënon golin e parë me Adanaspor

Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e parë me fanellën e Adanaspor. Sulmuesi shqiptar realizoi në fitoren 2-1 të skuadrës së tij ndaj Manisës, takim ky i vlefshëm për Ligën e Parë.

Për Cikalleshin kjo ishte ndeshja e tij e katërt me këtë ekip, në të cilin u transferua disa javë më parë.

Pas takimit, paraqitja e futbollistit u vlerësua me notën 7.7. 34-vjeçari ka luajtur më parë për Goztepe, Akhisarspor, Konyaspor, Al Khaleej dhe Tractor.