SPORT, 17 Nëntor 2023, 14:46

I nevojitet 1 pikë në dy ndeshje, ja sa vlen kualifikimi i Shqipërisë në Europian

I nevojitet 1 pikë në dy ndeshje, ja sa vlen kualifikimi i

Nëse Kombëtarja do të kualifikohet në “Euro 2024”, kjo do t’i sillte Federatës Shqiptare të Futbollit 9.25 milionë euro.

Kjo shifër është minimalja dhe e njëjtë për 24 kombëtaret që do të marrin pjesë në grupe. Më tej përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi për çdo fitore në grup UEFA ka vendosur një bonus prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 750 mijë euro.

Por, nëse Shqipëria paraqitet mirë dhe kalon edhe grupin, ajo do të përfitojë edhe 2 milionë euro shtesë.